Gazeta me e madhe ne Shqiperi
Botues Koēo Kokėdhima

Ndryshuar: E Hėnė, 12 Maj, 2003 | Viti i VI Nr. 129 (1889)
  Politika
  Kronika
  Ekonomia
  Sociale
  Koment
  Kulture
  Rrethet
  Sporti
  Metropol
  Rajoni

  Reklama

  Punesime
  Real Estate


 

Mė 15, 17 dhe 18 maj, nė Teatrin e Operas dhe Baletit do tė shfaqet premiera e baletit “Katedralja e Parisit”. Nė rolet kryesore Enada Hoxha, Gerd Vaso, Esdalin Gorani,Erjon Baze, Elona Nallbani, etj

“Katedralja e Parisit” Njė histori e mrekullueshme ciganeje

Admirina Peēi
Ėshtė natė. Rrugės kalon ngadalė njė grua qė quhet Godulla. Ajo mban nė krah vajzėn e saj tė fjetur. Gruaja ėshtė e kapitur dhe me t’u ulur nė tokė, e zė gjumi. Aty pari kalojnė ciganėt. Duke kujtuar se nėna ka vdekur, e mbulojnė atė me shall dhe fėmijėn e marrin me vete. Kur zgjohet Godulla gjen vetėm njėrėn kėpucė tė fėmijės qė ka rėnė nga duart e ciganėve. Prej hidhėrimit dhe dėshpėrimit nėna e mjerė luan mendsh.
Kjo ėshtė pamja e parė qė shfaqet nė skenėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit, ndėrsa zėnė e shfaqen balerinėt qė do tė servirin rrėfimin e mrekullueshėm tė “Katedrales sė Parisit”. Ėshtė njė balet qė vjen premierė nė kėtė skenė, frymėzuar nga vepra e mirėnjohur e Hygoit, me tė njėjtin titull.Koreografi i njohur Agron Aliaj, kishte javė tė tėra qė punonte me kėtė balet. Dhe ja mė sė fundi gjithēka ėshtė gati pėr nė skenė, mė datėn 15, 17 dhe 18 maj. Me balerinėt mė tė mirė tė kėsaj trupe baleti, do tė serviret njė histori e mrekullueshme, sigurisht nėn lėvizje tė mrekullueshme tė ideuara nga mjeshtri Aliaj.
Historia e njė “ciganeje”
Nė aktin e parė tė kėtij baleti, shfaqet atmosfera e 50 viteve mė vonė. Ėshtė 6 janari i vitit 1482, 50 vjet pas asaj ngjarjes sė ciganėve. Pikėrisht nė kėtė ditė, “Ditėn e Ujit tė Bekuar”, parizianėt festojnė festėn e bufonėve. Nė sheshin pranė hyrjes kryesore tė Katedrales sė Parisit, njė turmė populli rrethon gjykatėsit – udhėheqėsit e lypsave parizianė. Kllopen Gjiljom dhe Gunijadi, duan tė zgjedhin “papėn”e bufonėve – njeriun mė tė shėmtuar. Dhe ata zgjedhin kandilonaftin e Katedrales, Kuasimodo: me njė sy, i shurdhėr, me kokė tė madhe, me qime tė trasha kuqėrreme, me kurriz tė dalė, dhe me kėllqe tė shtrembra. Diku nė nė shesh duken duke vrapuar ciganė e midis tyre del njė vajzė me njė dhi tė vogėl. Klod Frollo si heq sytė prej saj. Duke e ndėrprerė vallen, ajo fillon tė mbledhė tė holla dhe befas, sheh perpara saj njė plakė me njė fytyrė tė mbuluar prej flokėsh tė gjatė e tė hirtė. Duke zgjatur duart ndaj vajzės, plaka pėshpėrit mallkime. Kėshtu u takuan Godulla e luajtur mendsh me Esmeraldėn pas kaq e kaq vitesh. Tashmė ajo nuk ėshtė mė ajo vajza e pėrgjumur, tani ajo ėshtė njė cigankė e bukur qė kėrcen e bredh gjithkund pas ciganėve tė tjerė. Nė njė nga kėto udhėtime ajo takon edhe dashurinė e saj tė fortė, njė kapiten tė bukur por qė ishte i fejuar. Kėsioj nis akti i dytė i kėtij baleti, qė rrėfen mė tej ngjarje mjaft tėrheqėse. Mes intrigash dhe karakteresh tė ndryshme ajo e gėzon pėr pak kohė kėtė dashuri, derisa nė njė parqafim me kapitenin e bukur, ky i fundit merr njė thikė pas shpine. Si nė tė gjithė historitė e tilla, gjithmonė pas kėsaj, shfaqet njė rival, dikush qė do tė rrėmbejė zemrėn qė dikush tjetėr para tij e ka fituar. Nė kėtė rast ky rival ėshtė njė prift… dhe ai largohet, duke ia lėnė Esmeraldės, ciganes sė bukur vrasjen mbi shpinė. Pas gjithė kėsaj Esmeralda pėrfundon nė qilarėt e kalasė “La Turnele”, e dėnuar me vdekje. E dėshpėruar, ulur mbi kashtė, ajo nuk ėshtė e zonja tė dallojė nėse ėshtė nė realitet apo nė ėndėrr. Pikėrisht nė kėto rrethana asaj i del pėrpara prifti vrasės, qė i kėrkon dashuri, ndėrsa pak mė pėrtej shfaqet sheshi pėrpara Katedrales, vendi ku nė agim do tė ekzekutohet Esmeralda. Nga gjithė periferitė e Parisit ėshtė mbledhur popull: tė varfrit, lypėsit dhe ciganėt. Nė shesh janė gjykatės, kallogjera, xhelati dhe Esmeralda e rrethuar prej ushtarėve…Ato momente ajo sheh shumė pamje nga jeta e saj, takon edhe nėnėn e ēmendur, e cila e njeh prej njė kėpucke qė mban nė qafė, sheh priftin qė i lutet pėr ta shpėtuar….dhe sė fundi vdes, duke lėnė pas vetėm Kuazimodon, gungaēin qė e qan. Ai ishte i vetmi qė e dinte se vrasėsi kishte qenė ai, prifti Kllod Frollo. Mė tė e ndan vetėm dueli, prej tė cilit, prifti del i vdekur, poshtė, nė sheshin e madh.

Nė skenėn e TOB-it
Me muzikė tė R. Cocciante dhe libret tė L. Plamondon e koreografi tė Agron Aliajt, kjo histori e krekullueshme pėrcillet pėrmes lojės mjeshtėrore tė balerinėve Enada Hoxha nė rolin e Esmeraldės, Gerd Vaso nė rolin e Kuasimodos, dhe balerinėve tė tjerė Dion Gjinika, Esdalin Gorani Elona Nallbani, Erion Baze, Erion Kruja, etj. Skenografia ėshtė realizuar nga Bledar Gerēaliu, ndėrsa kostumet nga Ardi Asllani. Udhėheqėsi artistik i kėtij baleti ėshtė mjeshtrja e madhe Edith Mihali, drejtore ekzekutive Manjola Seferi dhe drejtore produksioni Zana Ēela. Baleti “Katedralja e Parisit” ėshtė vėnė nė skenė pėr herė tė parė nė ish- B.Sovjetik, nė vitin 1849.
Balerina qė mban rolin kryesor nė kėtė balet Enada Hoxha, ėshtė shprehur se ndihet mjaft mirė nė rolin e Esmeraldės. “Ti adoptohesh rolit te Esmeraldes ose ta ndiesh veten njė Esmeraldė ėshtė vėrtet bukur. Kjo do tė thotė ta ndiesh veten dhe tė privilegjuarėn e prof. Agron Alisė, i cili e ka konceptuar kėte rol si simbolin e femrės sė lirė, tė dashuruar, tė mirėsisė dhe dhimbshurisė.”